Covid-19 i merr jetën basketbollistit të njohur shqiptar

Petraq Gjogu ka ndërruar jetë nga COVID-it. 72-vjeçari ishte i shtruar prej 2-javësh në Tiranë. Ai ndodhej prej disa ditësh i intubuar dhe nuk mundi dot ta fitojë betejën me koronavirusin.

Lajmin e trishtë e ka dhënë kreu i PD në Berat Gazment Azizi.

“Covidi mori edhe një tjetër nga miqtë tanë më të mirë.Petraq Gjogu,demokrat i orëve të para,një bashkëshort dhe baba i shkëlqyer, një shok dhe mik shumë i mirë, një ish- sportist që ka lënë gjurmë, dhe ka bërë histori në sportin beratas,një qytetar shëmbullor do ti mungojë sot e përgjithmonë qytetit, dhe qytetarëve berats.Ngushëllimet më të përzemërta familjes dhe të afërmve. Lamtumirë Petraq! Pusho i qetë dhe qofsh i parajsës!”, shkruan Azizi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.