Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, ka lajmëruar se deri në kohën që në vend të ketë një vaksinë, baret dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura. Gjithashtu ai ka theksuar se pandemia do të mbarojë kur të fillojë vaksinimi, por ka vënë në dukje se masat parandaluese që janë marrë kanë ndihmuar në përballimin e fazën së parë të pandemisë dhe sipas tij e njëjta rrugë duhet ndjekur dhe në fazën e dytë.
“Kyriakos Mitsotakis ;Ne nuk mund të kemi njerëz që grumbullohen nëpër bare derisa të kemi vaksinat. Pandemia do të përfundojë kur të kemi vaksinën dhe kur të fillojë vaksinimi. Kemi bërë shumë punë. Kur të mbarojë pandemia, Greqia do të jetë midis fituesve. Kemi dalë mirë në fazën e parë. Jam i sigurt se me masat e duhura do të kemi sukses edhe në valën e dytë,“-ka thënë ai.

