Britania e Madhe zyrtarisht aprovoi vaksinën për COVID-19

Britania e Madhe është vendi i parë perëndimor që ka zyrtarisht një vaksinë që parandalon COVID-19.Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore, MHRA, i dha dritë jeshile të mërkurën një vaksine nga Pfizer dhe BioNTech që mbron nga COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi.Shumica e britanikëve do të marrin vaksinën deri në pranverë, tha Sekretari i Shtetit i Mbretërisë së Bashkuar për Shëndetin dhe Kujdesin Social Matt Hancock në një intervistë për BBC të hënën.

Njerëzit më të rrezikuar nga sëmundja do të jenë të parët në radhë, duke filluar nga java e ardhshme, nëse kapërcehen sfidat logjistike, duke përfshirë transportimin e vaksinës nga Belgjika në temperatura ultra të ftohta.Është një arritje e pabesueshme në kontekstin e një pandemie globale, e arritur në një kohë rekord. Rregullatorë të tjerë, si Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave dhe Agjencia Evropiane e Barnave pritet të marrin vendime deri në fund të vitit.Përkundër veprimit më të shpejtë të Mbretërisë së Bashkuar, Kryeshefi Ekzekutiv i MHRA Dr. June Raine tha në një konferencë për shtyp të hënën në televizion se “standardet e njëjta të rrepta”.

Për të ardhur tek vendimi, agjencia vlerësoi rreziqet e vaksinës përkundrejt përfitimeve të saj, të njohur si një “analizë e përfitimit të rrezikut”. Gjatë këtij procesi, MHRA vëzhgoi sigurinë e vaksinës, efikasitetin (sa mirë funksionon) dhe cilësinë e vetë vaksinës, përfshirë mënyrën e prodhimit të saj.

Raine tha se vendimmarrja e shpejtë rrjedh nga ekipet e MHRA-së që punojnë paralelisht dhe duke analizuar të dhënat ndërsa ato hynë, të njohur si një “rishikim i përsëritur”.Detajet se si dhe pse MHRA arriti tek vendimi mbetet i panjohur, duke bërë sfiduese shqyrtimin dhe krahasimet me rregullatorët e tjerë.MHRA i tha “Business Insider” se planifikon të prodhojë dokumente rregullatore, por afati kohor për këtë është i paqartë. Dhe, Pfizer u tha gazetarëve të hënën se nuk mund të thoshte kur të dhënat e provës do të botohen në një revistë të vlerësuar nga kolegët.Ndërkohë, pyetjet pa përgjigje kanë filluar të grumbullohen.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.