Komiteti i Ekspertëve: Kemi siguruar 100 mijë teste të shpejta, të hënën fillojmë në Tiranë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se nga dita e hënë në Tiranë do të hyjnë në përdorim testet e shpejta për Covid, ku thotë se Shqipëria ka siguruar 100 mijë teste të shpejta.Testet antigen e nxjerrin rezultatin për 30 minuta,ndërsa nga data 20 Dhjetor këto teste do të shkojnë edhe në spitalet e qyteteve të tjera të vendit, për disa raste urgjencash diagonistikimi.
“Bazuar në vendimin e komuniteti të ekspertëve kemi marra masat për prfshirjen e testimit të shpejtë të antigenit. Kemi siguruar 100 mijë teste të shpejta. Testimi do të nisë nga dita e hënë në Tiranë dhe do të jenë epidemiologët që do t’i përdorin këto teste në vatrat e vlerësuara prej tyre. Testi do të jetë i disponueshëm në të gjitha njësitë vendore të kujdesit shëndetësor dhe në strukturat që aktualisht kryejnë testin klasik të PCR.
Prej datës 20 Dhjetor testimi i shpejtë do të shtrihet në disa pika testimi të përcaktuata në disa poliklinika dhe qendra në Tiranë dhe më pas sipas një kalendari do të shtrihen në të gjithë vendin. Kryerja e testiti do të bëhet sipas një organizimi elektronik”, tha Manastirliu.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.