Covid-19 ka marrë një tjetër jetë mëngjesin e sotëm. Këtë të premte ish-deputeti i Partisë Socialiste Marko Bello ka ndërruar jetë, pas infektimit me virusin. Ai ka humbur jetën në moshën 59-vjeçare në një spital në Turqi, ku po merrte trajtimin e nevojshëm. Ish-deputeti ka qenë i shtruar në një spital në Turqi prej 23 ditësh. Dy ditët e fundit gjendja e tij u përkeqësua, duke mos shpëtuar dot.Gjatë karrierës së tij politike Bello ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.Ndërsa gjatë viteve 1997-2000,bello ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zv/ministër i Mbrojtjes.
Marko Bello ka qenë deputet i PS-së për 3 mandate nga viti 2001 – 2013.

