KLEA HUTA TREGON DITËT ME COVID/“KISHA FRIKË SE NUK DO TË NUHASJA MË!”

Klea Huta është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar.Së fundmi me anë të një postimi në ‘Instastory’ moderatorja ka treguar se ajo së bashku me familjen e saj e kanë kaluar Covidin.Teksa ka thënë se e kanë kaluar lehtë ajo ka treguar se ndjenja me e keqëështë pasi kishte humbur nuhatjen.Klea thotë se në momentin që mendoi se po i rikthehej normalitetit, diçka tepër e çuditshme i ndodhi. Ajo thotë se disa ushqime i duket sikur kanë të njëjtën aromë si benzinë ose fekale. Moderatorja thotë se e ka kapur paniku nga kjo situatë.

“Para disa muajsh unë dhe familja ime kaluam Covid-19. Fatmirësisht e kaluam paq. Prej dy muajsh pata as 0% nuhatje sa mendova se nuk do të nuhasja kurrë më. Ishte e tmerrshme që nuk nuhasja dot as erën e tim biri dje po çmendesha po kjo ishte e keqja më e vogël që po më ndodhte në krahasim me fatkeqësitë që kemi dëgjuar nga kjo sëmundje e tmerrshme. Kur mendova që gjithçka po i rikthehej normalitetit dhe nuhatja m’u rikthye diçka tjetër ndodhi. Disa ushqime mua më duken sikur kanë të njëjtën aromë, konkretisht: Qepa, veza, pula, vera, disa nga parfumet dhe nuk më kujtohet se çfarë tjetër. Më tjetërsohen aromat dhe kanë një aromë si benzinë ose fekale.Është e shpifur dhe realisht më ka kapur paniku nëse do mund t’i nuhas edhe njëherë ushqimet me aromën e tyre apo jo! Dua ta ndaj dhe me ju këtë gjë për të kuptuar se çfarë po na ndodh”, shkruan Klea.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.