Korçë/ Makina përplaset me murin dhe përfundon përmbys, shoferi “zhduket” nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës në afërsi të varrezave, ku një automjet është përplasur me murin e jashtëm të një lavazhoje.Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Faxweb, mjeti është përmbysur plotësisht, duke dëshmuar përmasat e përplasjes së fortë. Ajo që e bën më të çuditshëm këtë aksident është mos gjetja e drejtuesit të mjetit, vendodhja e të cilit nuk bëhet me dije deri në këto momente.

Ndoshta ai mund të jetë ndihmuar nga kalimtarë të rastit dhe është transportuar me urgjencë për në spitalin e qytetit.Nga policia konfirmohet që nuk ka të lënduar.

Policia dhe zjarrëfiksja ndodhen në vendngjarje, por personi nuk ndodhej në mjet. Ndërkohë që po punohet për zbardhjen e rrethanave.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.