E FUNDIT/ Rivalët në eleminatoret e Botërorit 2020, Shqipëria “peshkon” Anglinë dhe Poloninë e Levandovskit

Shqipëria ka njohur rivalet e saj në eliminatoret e Botërorit 2022 që do të zhvillohet në Katar. Shorti i hedhur në Zyrih ka vendosur kuqezinjtë në Grupin I me gjashtë skuadra, Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon.

Një grup me të vërtetë I vështirë për skuadrën e drejtuar nga Edi Reja. Favoritë janë anglezët, por Shqipëria do të përballet me dy skuadra të nivelit mbi mesatar si polonia e Robert Lewandoëwkit dhe Hungaria. Gjithsesi, përfaqësuesja kuqezi do të ketë në grup rivalë shumë më të lehtë, pasi do të luajë kundër Andorrës dhe Në një grup të vështirë si ai “B” është shortuar Kosova, që do të përballet me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.Ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022 për zonën europiane do të nisin në muajin mars.

Ndarja e grupeve:
Grupi A: Portugali, Serbi, Irlanda e Veriut, Luksenburg, Azerbajxhan
Grupi B: Spanjë, Suedii, Greqi, Gjeorgji, Kosovë
Grupi C: Itali, Zvicër, Irlandë, Bullgari, Lituani
Grupi D: Francë, Ukrainë, Finlandë, Bosnje Hercegovinë, Kazakistan
Grupi E: Belgjikë, Uells, Republika Çeke, Bjellorusia, Estonia
Grupi F: Danimarkë, Austri, Skoci, Izrael, Ishujt Faraoe, Moldavi
Grupi G: Holandë, Turqi, Norvegji, Mali i Zi, Letoni, Gibraltar
Grupi H: Kroacia, Sllovakia, Rusi, Slloveni, Qipro, Maltë
Grupi I: Angli, Poloni, Hungari, Shqipëri, Andorra, San Marino
Grupi J: Gjermani, Rumani, Islandë, Maqedoni e Veriut, Armeni, Lihtenshtejn

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.