Greqia ka siguruar vaksinën kundër koronavirusit të kompanive Pfizer/Biotech, bën me dije kryeministri i vendit fqinj.Kyriakos Micotakis tha se Bashkimi Europian do të nënshkruajë marrëveshjen për vaksinën në 30 dhjetor, ndërsa 48 orë më pas, vaksina do të mbërrijë në Greqi.
Kryeministri grek njoftoi edhe për një masë shtesë ndaj pandemisë, ndalimi i grumbullimit mbi 9 persona në banesë për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri.Ai ka thënë gjithashtu se shkollat në vend do të rihapen në 7 janar të 2021.
Kyriakos Micotakis“Vaksina Pfizer do të aprovohet nga Agjencia Evropiane e Barnave më 30 dhjetor, dhe brenda 48 orësh do ta kemi në vendin tonë dhe do të fillojnë vaksinimet. Unë do të jem i ppari që do ta bëj së bashku me Presidentin e Republikës, pse jo me udhëheqësit politikës. Edhe familjarët e mi gjithashtu. Ne duhet të japim një mesazh se vaksina është e sigurtë. Është e rëndësishme të kapërcehet dyshimi për një pjesë jo të vogël të shoqërisë që ka frikë. Në një farë mase unë e kuptoj fobinë, por vaksinat janë të sigurta dhe kanë bërë mrekulli. Marr shembull eksperiencat e mia personale. Nëna ime vuante nga poliomieliti. Ai iu nënshtrua operacioneve të dhimbshme për të ecur përsëri. Sot poliomieliti nuk ekziston sepse të gjithë jemi të vaksinuar,”- tha kryeministri i Greqisë.
