“A ke pasur ndonjë fiksim…se une e çoja deri ne fund”- Fatjoni i bën pyetjen e sikletshme Sindit në “PërPuthen”

Zgjedhja e Sindit për të zhvilluar një takim me Fationin i ka habitur të gjithë. Megjithëse u cilësuan si dy tipa të ndryshëm, Sindi tha se ata në fakt kanë disa të përbashkëta. Por, duke u bazuar te takimi i tyre i parë nuk kanë dhe aq sa ndoshta mendonte Sindi. Fationi e vuri në siklet Sindin, ndërsa po e pyeste për pëlqimet e saj të mëparshme për meshkujt. Ai u tregua i drejtpërdrejtë ndërsa i tha: “A ke patur ndonjë fiksim që të ka eksituar?”

Më konkretisht, ky i fundit tha se:

A ke patur ndonjë fiksim, se jam kurioz si ke kaluar, si e ke menaxhuar. Unë i kam çuar deri në fund fiksimet e mia. Dua të them, a ke patur ndonjë fiksim që të ka eksituar në një farë mënyre?

Ndërkohë, Sindi iu përgjigj se për të ndjenjat janë të menaxhueshme. Gjithashtu, takimi i tyre u diskutua edhe në studio ku Sindi tha se pyetja ishte e sikletshme, ndërsa ndërhyri edhe Mevlani por më tepër duke shprehur xhelozinë e tij ndaj takimit të Sindit dhe Fationit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.