Dardha me borë, turistë vendas dhe të huaj shijojnë “magjinë”

Reshjet e borës që përfshinë zonën juglindore kanë rikthyer menjëherë turistët vendas dhe të huaj edhe në fshatin turistik të Dardhës.Nën petkun e bardhë, ku reshjet e borës kane nisur prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të mërkure ,ky fshat është më magjik se kurrë, fakt i cili konfirmohet edhe nga turistët që nuk kanë vonuar ta vizitojnë

Sipas të dhënave të autoritetit lokal të rrugëve nacionale,në segmentin rrugor të Dardhës trashëesia e borës ka shkuar deri në 3 cm, ndërsa problem shfaq kilometri i 9 deri në kilometrin e 12.

Sektori i qarkullimit rrugor u bën thirrje drejtuesve te mjeteve, te shfaqin kujdes në këtë segment për shkak te prezencës së borës dhe lagështirës ndërsa drejtuesit e mjeteve duhet të pajisen me gomat e dimrit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.