FOTO/ Makina përfundon në kanal në aksin Korçë-Pogradec

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin nacional Korçë-Pogradec, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.Raportohet se një mjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal në afërsi të fshatit Lumalas.Mësohet se nga aksidenti është lënduar lehtë drejtuesi i mjetit, por pa pasoja për jetën.

Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia tej normave dhe lagështira në rrugë.

Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.