Një ngjarje e rëndē ndodhi pasditen e sotme në qytetin e Durrësit ku një 21 vjeçar u gjet i pajetë në anë tê rrugês.Ai është Renato Nebiu nga fshati Karinë i Peqinit.Burimet e para për mediat bënë me dije se i riu kishte humbur jetën nga mbi doza, ndërkohë që mjeku në spitalin Rajonal të Durrësit identifikoi sasi fotok sinë në trupin e tij.
I riu është gjendur anës rrugës teksa disa dëshmitarë thonë se ai ra nga lartësia.Mediat bëjnë me dije se Renato kishte Covid-19, çka sjell dyshime se i riu i ka dhene fund jetes pasi ka marrë vesh lajmin e infektimit me koronavirus.Sipas informacioneve, 21-vjeçari Renato Nebiu nga Peqini është gjetur nga një kalimtar i rastit dhe më pas është transportuar me ambulancë në spital, ku dhe ka ndërruar jetë.Trupi i 21-vjeçarit ndodhet në morg dhe pritet që t’i bëhet ekspertiza.

