Nuk ndalet trafiku i emigrantëve të paligjshëm. Mbrëmjen e sotme,policia e Pogradecit ka arrestuar një person në tentativë për të transportuar drejt Tiranës 9 emigrantë me mjet tip “Volkswagen” 7 vendësh.Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat ku do të vazhdojnë veprimet e mëtejshme.
Ndërkohë emigrantët po shoqërohen për deklarata në drejtorinë e kufirit në Korçë.
