Mbrëmjen e sotme fillon ora e re policore,duke kufizuar me teper levizjen për festat

Mbrëmjen e sotme futen në fuqi masat e reja anti-covid në Shqipëri që shtrëngojnë orën policore për festat. Komiteti Teknik vendosi 3 ditë më parë që duke nisur nga sonte në 20:30 lëvizja të kufizohet akoma më shumë.Kështu nga ora 22:00 që ishte më parë ora policore sonte duhet të futemi në shtëpi që në 20:30 për të rinisur aktivitetin të nesërmen në 06:00. Nga ky rregull bëjnë disa përjashtime. Këto masa do të jenë për festat, ndërsa prej datës 5 Janar kufizimi i lëvizjes rikthehet në orën 22:00, por ashtu edhe i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve.


Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme. Të njëjtës fashë orare i nënshtrohen edhe aktivitetet e bareve, e restoranteve. Personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme pajisen me autorizim përmes portalit e-albania.

Këto masa të reja kanë patur kritika nga krerët e institucioneve fetare krishtere të cilët shprehen se kufizimet në prag Krishtlindjesh janë diskriminuese. Në një letër drejtuar Kryetares së komitetit të ekspertëve antiCOVID, Mira Rakacolli, Imzot Frendo shkruan se Kisha Katolike ishte përgatitur dhe kishte marrë të gjitha masat që mesha të kremtohej në orare të përshtatshme që t’u lejojnë njerëzve të kthehen nëpër shtëpitë e tyre para orës 22.00.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.