Krishtlindje arbëreshe, fëmijët këndojnë ninullën e Jul Varibobës (VIDEO)

Krishtlindja është një nga ngjarjet më të rëndësishme të kalendarit të festave të arbëreshëve.Për këtë ngjarje të shënuar shkrimtari i shquar Jul Variboba, i lindur në San Giorgio Albanese, kishte shkruar ninullën “Këngën e t’zgjuarit”. Kjo këngë e njohur edhe me titullin “Fjëj o bir”, pjesë e “Kalimerës së Krishtlindjeve”, vjen me interpretimin e korit të fëmijëve të Lungros, qytezë arbëreshe në provincën e Kozenxës në Kalabri.

Video është publikuar nga gazetari Arbër Agalliu dhe për realizimin e koncertit kanë punuar artistët e njohur Anna Stratigò (drejtuese artistike), Pierpaolo Petta dhe Spiro Pano. / Diaspora shqiptare/

https://www.instagram.com/tv/CJLiO6koo07/?igshid=ijffkjuef3aa

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.