Dua Lipa uron Krishtlindjet : Zemra ime është me ju, mos u dorëzoni para pandemisë

Artistja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Në një mesazh në rrjetet e saj sociale, ajo ka motivuar të gjithë fansat se pandemia globale nuk duhet të jetë shkak që ata të “dorëzohen”.
Këngëtarja ka shtuar se në këto ditë të vështira duhet të jemi të gjithë së bashku.

“Festat nuk janë gjithmonë të lumtura për të gjithë dhe veçanërisht gjatë këtij viti të vështirë është kaq e rëndësishme të kontaktoni me miqtë tuaj, familjen dhe veçanërisht ata që mund ta festojnë atë larg nga të dashurit e tyre këtë vit ose ata që kanë pësuar humbje. Dërgoni dashuri. Kontaktoni. Duhen vetëm disa momente nga dita juaj. Zemra ime është me të gjithë ju ndërsa shohim fundin e këtij viti dhe ndërsa parashikojmë vitin e ri. Jemi në këtë së bashku. Gëzuar Krishtlindjen. Ju dua,” shkruan ajo.

Dua Lipa e shoqëroi shkrimin me një fotografi të një qeni me një dekorim festash, si kartolinë për fundvit.

https://www.instagram.com/p/CJOVqUzsZW9/?igshid=1tjxv1ncjmmfv

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.