Mes borës,me zërin e dridhur “Ndihmë, jemi bllokuar”, shpëtohet familja shqiptare

Një familje nga Shqipëria me pesë anëtarë është shpëtuar mëngjesin e sotëm nga ekipet e emergjencës në Kroaci, pasi u bllokuan nga dëbora në Veleb. Të mbetur në rrugë dhe të frikësuar, mediat kroate shkruajnë se familja shqiptare telefonoi 112 duke kërkuar ndihmë. “Ishte zëri i frikësuar i një personi të huaj, të bllokuar nga dëbora në rrugë. Ai tha se ishte me katër anëtarë të tjerë të familjes dhe se nuk ishin të lënduar, por kishin ftohtë dhe ishin të bllokuar” thuhet në shkrim. Autoritetet kroate thonë se familja shqiptare, që kishte edhe një fëmijë të vogël u shpëtua dhe është në gjendje të mirë.

Për shkak të erërave të forta, shumë rrugë ishin mbyllur duke përfshirë edhe rrugën standarte. Kështu që shqiptarët ishin detyruar të ndërronin kurs dhe navigacioni u kishte treguar rrugën më të shkurtër. Rruga i kishte cuar anash Malit Anan dhe drejtimi kryesor ishte Shqipëria. Por duke mos e ditur se rrugët e vjetra nuk pastroheshin rregullisht gjatë dimrit dhe nuk janë të kalueshme ata kishin humbur dhe ishin ngujuar. Shoferi e kishte kuptuar se makina nuk mund të i dërgonte më përpara dhe ishte shumë vonë për kthim prapa pasi kishin ngecur.

Ekipet e shpëtimit ishin vënë në aksion menjëherë pas thirrjes.

“Por pas disa orëve të ngujuar frika, paniku, hipotermia dhe dehidrimi mund të ndikojnë që të ndodhë më e keqja”, thonë ekipet e emergjences.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.