Flori Mumajesi publikon këngën rrëqethëse: Më falni që shpirti im nuk…

Mbrëmjen e djeshme këngëtari dhe kantautori i njohur Flori Mumajesi ka publikuar këngën e tij më të re.Kënga titullohet “Dhemb” dhe është një baladë rrëqethëse që mund të përlotë të gjithë dhe i dedikohet humbjes së njeriut të dashur.“Jetojmë në kohë të veshtira, më falni që shpirti s’më krijoi një këngë festive! Thjesht nuk munda dot”, ka shkruar Flori.

Flori Mumajesi :“Sa po më mundojnë ditët që po kaloj, s’jemi më ne si dje. Se pranoj dot të të kërkoj e mos të të gjej se më dhemb pafund, më dhemb pafund”, janë disa nga rreshtat e tekstit të këngëtarit.

Gjithashtu dje Flori ka publikuar një pjesë të këngës në Instagram dhe i kërkon falje të gjithëve që nuk arriti të krijojë një këngë festive sepse të gjithë po jetojmë një kohë të vështirë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.