Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një ulje e numrit të viktimave nga Covid-19 në Greqi.Autoritetet kanë njoftuar se 1 047 raste të reja janë konfirmuar me Covid dhe kanë humbur jetën 58 persona.Ndërkohë vijojnë të jenë të shtruar në spital në gjendje të rëndë 458 pacientë.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve me Covid ka shkuar në 136 976 të infektuar mes të cilëve 4730 pacientë kanë humbur jetën.
