LEKUNDJE TERMETI NE GREQI,JA EPIQENDRA DHE SA ISHTE MAGNITURA

Greqia është goditur nga një tërmet vetëm pak minuta më parë,rreth ores 09:06 mengjezin e sotem,ku sipas EMSC magnituda ishte 5.0 e shkallës Richter .Epiqendra e tërmetit u lokalizua në lindje të Gavdosit,në ishullin e Kretës.
Deri më tani nuk është raportuar asnjë i lënduar apo dëm material, ndërkohë që pritet raportimi i autoriteteve greke.

Kujtojmë se vetëm pak javë më parë Greqia u godit nga një tjetër tërmet me magnitudë 6.8 të shkallës Richter, i cili e kishte epiqendrën në Turqi, aty ku la edhe shumë viktima dhe dëme materiale .

Në muajt e fundit, në ishujt grekë, e po ashtu edhe në Turqi kanë qenë të shpeshta lëkundjet për shkak të tërmetit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.