Pandemia/Italia synon të vaksinojë 10-15 milionë qytetarë brenda prillit

Italia synon të vaksinojë 10 deri në 15 milion njerëz kundër COVID-19 deri në muajin prill, tha këtë të mërkurë kryeministri Giuseppe Conte, duke shtuar se ai pret që vaksina të ketë ndikim në përhapjen e pandemisë në fund të pranverës.Sipas Reuters, operatorët shëndetësorë dhe të moshuarit do të marrin vaksinat e para të koronavirusit në Itali. Ata do të ndiqen nga qytetarët me sëmundje kronike.

Giuseppe Conte :“Ne do të shohim një efekt të rëndësishëm me 10 deri në 15 milion njerëz të vaksinuar,jo para prillit”, u tha Conte gazetarëve në konferencën për shtyp të fundit për këtë vitit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.