Ka humbur jetën në moshën 102-vjeçare Ili Nençe, banori më jetëgjatë i qytetit të Korçës.Lajmin e ka bërë të ditur nipi i tij, Gjergji Nençe, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Sot vdiq në moshën102 vjecare xhaxhai im Ilo Nençe. Rallë rrojnë kaq gjate. Rronte bio, çaji i tij i preferuar barërat e shëndëllisë e të Moravës.I dashur dhe mikpritës. E mbaj mend sa i kënaqur ishte pasi kthehej kur kishte çuar jetën nëpërmjet filmit me makinën tip gazi, tip si xhipat e sotem, kur disa here me merte e mua.
Kujtoj me sa pasion fliste për mbledhjen e ikonave ne rrethin e Korçës pas prishjes të kishave se bashku me profesor Popa.Kisha ishte shtëpia e tij e dytë me të cilën kishte aq afinitet. Të kujtoj kur hyje shtëpinë time duke thënë ‘Erdhi Xhaxhiiiii’ aq vitalisht me biseda të gjata. Mall per ty xhaxhi, qofsh i perëndisë…!!!!” ka shkruar Gjergji Nençe.

