Përplasen dy automjete në Devoll/plagoset rëndë një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Devollit, pranë fshatit Bitinckë.


Deri më tani raportohet se janë përplasur dy automjete dhe për pasojë një person ka mbetur i lënduar.Personi i plagosur në aksident po transportohet drejt spitalit të Korcës.

Ndërkohë që ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë mbi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.