Burrë dhe grua, Senera Hoxha kirurgia plastike dhe kirurgu urolog Artan Koni janë zyrtarisht kundërshtarë në fushën politike. Mjeku Koni është koordinator i nismës Thurje në Durrës, ndërsa Senera Hoxha është në listën e Tom Doshit, e renditur e 26-ta në Tiranë.
Senera është me profesion kirurge plastike dhe punon në QSUT, ndërsa në zgjedhjet e 25 prillit do të tentojë të eksperimentojë në një tjetër fushë, atë të politikës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo ka falenderuar kryetarin e PSD, Tom Doshin për besimin që i ka dhënë.
Senera Hoxha është aktive edhe në rrjetet sociale, ku publikon foto të shumta, në të cilat duket mjaft simpatike.


