Aktori Jul Deda bën premtimin epik: Do ia kthej PD-së Çiljetën që na iku/ Shkrihen së qeshuri të ftuarit

Mbrëmjen e djeshme në “Soiree” është diskutuar për figurat publike shqiptare që janë bërë pjesë e politikës. Për të diskutuar në lidhje me këtë temë të ftuar në emision ishin disa nga personazhet e njohur si Ori Nebijaj, Andi Lila, Julian Deda, Arjola Demiri etj që janë përfshirë në politikë.

Juli tha se do të rikthejë Çiljetën në PD dhe në program shpër thyen të qeshurat.

“Qytetarë të Shqipërisë, me ne do të qeshni. Do të qeshi mirë edhe ai që do të qeshi i pari dhe jo ai që qesh i fundit. Me ne nuk do të ekzistojë shprehja ‘qesh e qaj’. Vetëm qesh. Kur të fitojmë ne, gotat e rakise do t’i kthejmë dhe barcaleta do tregojmë shumë që të qeshim. Unë qesh, ti qesh, ai ajo qesh, ne qeshim ju qeshni, ata vjedhin. Thoni të gjithë një zëri: Julian Deda tungjatjeta. Me mua në pushtet do të na rikthehet Çiljeta”, u shpreh Julian Deda.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.