Çiljeta Xhilaga është tepër aktive në rrjetet sociale ku ndan herë pas herë detaje nga përditshëmira e saj.Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një foto më të ëmën, e cila duket se ka ruajtur freskinë dhe duket si një motër me Çiljetën.
Ato duken si dy pika uji dhe ne nuk po u besojmë syve sa shumë ngjajnë.

Majlinda Xhilaga, ka lindur më 1962 në Korçë ndersa jeton prej vitesh në Tiranë. Profesioni i saj është parukiere. Lidhja e saj me Çiljetën është shumë e ngushtë.
Shprehja “Bëmë mama të të ngjaj” i shkon shumë përshtat Çiljetës sepse mami i saj, ka zbuluar se në rini ka qenë këngëtare e mesa duket nga ajo Çiljeta e ka trashëguar pasionin për muzikën.
Me pare Linda Xhilaga ka publikuar në Facebook një video ku shfaqet duke kënduar në moshën 18- vjeçare.
Linda Xhilaga gjithmonë ka tërhequr vëmendjen në fotot që Çiljeta ka publikuar me të, për shkak të ngjashmërisë.

Mamaja e këngëtares punon si parukiere dhe gjithashtu kujdeset për nipin e saj. Fernandon.
