Ka nisur paraditen e sotme vaksinimi masiv i të moshuarve mbi 70-vjeç në sheshin “Skëndërbej”. Procesi po ndiqet nga afër nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.Në shesh janë ngritur disa stenda të kthyera në qendra vaksinimi, ku të moshuarit po marrin vaksinën kineze “Sinovac”.
Vaksinimi në shesh do të vijojë paralelisht me vaksinimin në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Qytetarët janë njoftuar nga mjeku i familjes për të marrë vaksinën.Në ndihmë të bluzave të bardha do të bashkohen edhe mjekët e Forcave të Armatosura, që do të jenë të gadishmëri për çdo rast.


