Greqia njoftoi se rastet e reja të konfirmuara laboratorike të koronavirusit të regjistruara në 24 orët e fundit janë 4.340, nga të cilat 21 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 260.077 (ndryshimi ditor + 1.7%), nga të cilat 51.5% janë burra.
Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 86 infektime konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 2,267 kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.
Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 72, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 8.017 vdekje. 95.6% kishin sëmundje themelore dhe/ose moshë 70 vjeç e lart.
Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 741 (63.2% burra). Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç. 83.0% kanë një sëmundje themelore dhe/ose moshë 70 vjeç e lart.
