Italia do të vendosë karantinën e detyrueshme pesë ditë për këdo udhëtar nga vendet e BE. Vendimi u bë i ditur sot nga Ministria e Shëndetësisë në Itali.
Udhëtarët duhet të jenë testuar për Covid-19 përpara se të largohen nga vendi dhe të bëjnë një provë tjetër pas përfundimit të periudhës së karantinës.
“Për mbërritjet nga vendet e BE-së, duhet një tampon hyrës, një karantinë 5-ditore dhe një tjetër tampon pas 5 ditëve”, parashikohet në urdhrin e fundit.
Masa të ngjashme tashmë zbatohen për të udhëtuar në vendet jashtë Bashkimit Europian. Ende nuk dihet se për sa kohë do të mbesin në fuqi kufizimet e reja.
Masa u vendos pas rritjes së rezervimeve të fluturimeve në Itali. Autoritetet vendase i frikësohen përsëritjes së asaj çka ndodhi verën e shkuar, ku mijëra njerëz u dyndën drejt Italisë duke rritur ndjeshëm shifrat e infeksioneve.
Ish-kryeministri Giuseppe Conte mbështeti “fuqinë e bindjes”, por Mario Draghi ka vendosur që nuk është e mjaftueshme dhe se nuk është vetëm çështje gjykimi dhe ndjeshmërie personale.
Burimi:ansa
