Përdhunoi 43-vjeçaren me probleme mendore/Gjykata merr vendimin për Klavio Karunin

Gjykata e Korçës ka dhënë masën “arrest me burg”, për 20 vjeçarin Klavio Karuni.Ngjarja ndodhi 3 ditë më parë në fshatin Miras të Devollit. Policia arrestoi Karunin, pasi 43 vjeçarja pas vizitës në spitalin e Bilishtit rezultoi 6 muajshe shtatzënë dhe deklaroi në polici se Karuni kishte abuzuar seksualisht me të.

Nga informacionet bëhet me dije se autori në prani të avokatit ka pranuar faktin që ka kryer marrëdhënie me 43 vjeçaren. Pas kërkesës së prokurorisë, ai ka marrë masën e arrestit me burg nga Gjykata e Korçës. Ndërkohë që pritet të kryhet analiza e ADN për atësinë e fëmijës. Gjyqtare e çështjes ka qenë Luljeta Kole ndërsa prokurore Odeta Todorushi.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.