Java së 26- të e Superliges /Ja kur luhet Kukësi-Skënderbeu

Ndryshime në axhendën e javës së 26-të të Kategorisë Superiore! Bëhet fjalë për kryendeshjen mes Vllaznisë dhe Partizanit, e cila ishte parashikuar për t’u zhvilluar të shtunën në orën 13:00, por pas ankesave të klubit shkodran, FSHF vendosi përfundimisht që ky takim të luhet në orën 16:00, njësoj me ndeshjen tjetër Teuta-Laçi.

Ndërkohë që ditën e diel do të luhen 3 sfidat e tjera. Java do mbyllet me takimin Kukësi-Skënderbeut, takim ky që do të luhet në orën 16:00 dhe do te jete nje tjeter finale per luften e mbijeteses.

Të shtunën

Vllaznia-Partizani 16:00

Teuta-Laçi 16:00

Të dielën

Tirana-Apolonia 13:00

Bylisi-Kastrioti 13:00

Kukësi-Skënderbeu 16:00

(në “Elbasan Arena”)

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.