Një 74-vjeçare nga Berati ka humbur jetën një ditë pasi mori vaskinën kineze Sinovac. Sipas ekspertëve, e moshuara që vuante nga hipertensioni, pësoi trombozë.
Ndërsa një 88-vjeçar nga Tirana humbi jetën dy ditë pas vaksinës kineze. Ai mësohet se pati probleme me mushkërinë dhe pamjaftueshmëri me frymëmarrjen.
E pyetur ne lidhje me humbjen e jetës së dy të moshuarve të vaksinuar, Bino u shpreh se nuk është shkak i humbjeve të jetës vaksina, duke shtuar se vaksina anti-covid të mbron nga covid-19 dhe jo nga sëmundjet e tjera. Sipas Bino vaksinat janë të sigurta dhe kanë marrë autorizimin e përdorimit në vendet përkatëse.
Më konkretisht, ajo është shprehur se:
Vaksinat janë të sigurta sepse përpara marrjes së vaksinës në vendin tonë, ka një seri dokumentash dhe kriteresh, të cilat duhet të plotësohen. Ka edhe një komitet të ekspertëve për vaksinimin i cili i vlerëson të gjitha këto elemente dhe natyrisht kjo mbështetet në të gjitha të dhënat ndërkombëtare, në të gjitha vendet ku vaksinat janë përdorur në masë, në miliona njerëz edhe më tej nga studimet e publikuara.
