E rende/Humb jeten qytetari në autobus në Tiranë:”I hodhën çarçaf”

Një person dyshohet se ka humbur jetën në urbanin e linjës Qendër-Sanatorium në Tiranë. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se një person është mbuluar me çarçaf brenda urbanit, ndërkohë që kanë nisur hetimet për ngjarjen.


Urbani është ndaluar pranë “Rrugës së Elbasanit”.Burri i cili ende nuk është identifikuar, mësohet të jetë rreth moshës 65 vjeç.Ngjarja ka shkaktuar panik te të gjithë udhëtarët e tjerë që kanë qenë në urban, ndërkohë që ngjarja ka tërhequr vëmendjen dhe të kalimtarëve të ndryshëm.

Kur mjeku ka kontrolluar personin në fjalë, ka konstatuar se fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë. Shkak paraprak dyshohet se ka qenë një arrest kardiak. Grupi i hetimit është duke bërë të gjitha verifikimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.