I riu 27-vjeçar i cili preu këmbët me frezë gjatë punës është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.Pas ngjarjes, gjendja e tij paraqitet ende e rëndë për shkak të hemorragjisë.
Algredo Mukadesi po punonte arën në fshat kur pësoi aksidentin që e la me plagosje të rëndë, nga gjuri e poshtë.Ai fillimisht është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Korçës ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, por hemoragjia ka bërë që gjendja e tij të përkeqësohet.
Njoftimi i Policisë Korçë
Më datë 06.04.2021, rreth orës 13:30, jemi njoftuar se në fshatin Porodinë, Korçë, shtetasi A. M., 27 vjeç, duke punuar arën me një mjet tip zetor, dyshohet se është plagosur rëndë në këmbë, si pasojë e frezës së mjetit. Aktualisht ky shtetas, ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve.
