Spaho :Në 6 vite, 42 mijë korçarë kanë emigruar! Në Korçë PD ka një qëllim të marrë 5 mandate

Në Korçë Partia Demokratike ka një qëllim të marrë 5 mandate deputetësh. Drejtuesi politik i PD në Qarkun Korçë, Edmond Spaho në një intervistë për Report Tv thotë se së bashku me 1 mandat të LSI opozita fiton në të gjithë qarkun, i cili ka 11 mandate deputësh.


Spaho shprehet se fushata po shkon mirë, por sipas tij mosrespektimi i masave anti COVID vjen si pasojë e entuziasmit të mbështetësve. Kryesuesi i listës së PD në Korçë, Edmond Spaho teksa flet për projektet e forcës politike që ai përfaqëson duke thëne se situata ekonomike në të gjithë rajonin juglindor të vendit është shumë e rëndë.

Jeni drejtues politik i qarkut të Korçës njëherazi kryesoni edhe listën e kandidatëve në këtë qark. Si po shkon fushata juaj dhe çfarë nevojash apo problematikash keni konstatuar ju nga takimet elektorale?

Fushata po shkon mjaft mirë gjithandej ka entuziazëm dhe frymë për ndryshim,gjë që u evidentua dhe në vizitën e zotit Basha në qytetin e Korçës ku e patë pritjen madhështore të bërë nga qytetarët e Korçës dhe më gjerë. Sigurisht në qarkun e Korçës ka shumë probleme ,të rënda të thella të cilat janë probleme të gjithë Shqipërisë jo vetëm të këtij qarku specifikisht ka varfëri mjerim papunësi masive në qytet gjë që reflektohet dhe në nr e lartë që Korça ka ne emigrim. Në 6 vitet e fundit kanë emigruar 42 mijë qytetarë nga qarku i Korçës shto dhe 20 mijë që kanë ikur ne qytete të tjera te Shqipërisë..Janë rreth 62-63 mijë të larguar dhe të mendosh që largohen nga një qark si Korça me kaq shumë burime natyrore ku në çdo rast do të ishte e thjeshtë për të ndërtuar të ardhmen dhe jetën tonë po për fat të keq politikat ekonomike që po ndiqen janë të tilla të cilat nuk nxisin zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të qarkut Korçë. Nëse do ti biesh fushës së Korçës ngado që të shkosh ose në Devoll do konstatosh që ka probleme serioze me shitjen e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale.

Në një situate pandemie PD është duke zhvilluar një fushatë me grumbullime masive .I referohem këtu edhe ardhjes së Bashës në Korçë Si e gjykoni? 

Ka te bëjë me dy faktorë ne si subjekt politik jemi përpjekur ti respektojmë rregullat e pandemisë,por ka të bëjë dy faktorë: Së pari me urrejtjen e qytetarëve shqiptarë ndaj qeverisë aktuale ndaj Edi Ramës që nuk mbajti asnjë premtim dhe për më keq e ka përkeqësuar jetën e tyre të përditshme dhe së dyti me entuziazmin e madh dhe dëshirën për ndryshim mezi presin që të vijë 25 prilli që të votojnë. Kjo ka bërë që grumbullimet të jenë spontane vërtet masive po spontane në përkrahje të ndryshimit në radhë të parë dhe si kërkesë për një jetë më të mirë ndaj gjithë qytetarëve shqiptarë

Si e parashikoni ndarjen e 11 mandateve mes forcave politike në qarkun e Korçës? 

Në kemi objektiv të fitojmë 5 mandate si PD aleatja jone LSI synon të marrë një mandat dhe të dyja bashkë do dalim koalicioni i parë politik në qarkun e Korçës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.