Hilmi Myrtollari pas suksesit në Greqi si sportist është kthyer në vendilindjen e tij, duke hapur hipodrom në Turan të Korçës, ku stërvit të rinjtë në sportin e hipizmit dhe ofron guida turistike me kuaj. Lidhja e tij me kuajt është e hershme, një marrëdhenie reciproke me të cilën merr dhe dhuron dashuri.
“Fillimi nuk ka qenë i vështirë, sepse jam rritur me dashurinë për kuajt duhet ta ndjejë njeriu dashurimë për kalin dhe kali për njeriun sepse ka diçka shumë të përbashkët”.
Hilmi Myrtollari ka qenë emigrant për shumë vite në Greqi, aty është bërë profesionist në sportin e hipizmit dhe ka fituar disa herë titullin kampion në Selanik.
“Kam 30 vite që merrem me kuajtë. ndërsa si profesionist 20 vite që jap mësime për nxënësit. kampion kam dalë në 2010 dhe 2011 në shtetin grek në Selanik. Kam dalë kampion në gjithë Greqinë e Veriut”.
Një shtëpi kuajsh në vendin e tij është ëndrra e kthyer tashme ne realitet për Hilmiun. Prej 6 muajsh ne Turan te Korçes ai krijuar “Shtëpinë e kuajve” brenda së cilës kalon pjesën më të madhe te ditës. Ky është ambienti më i dashur për të nga i cili e ka te pamundur te shkëputet .Cdo mengjes fillon me pastrimin ,ushqimin dhe perkujdesjen per to.
“Ëndrra ime ka qenë të realizoj këtë që kam bërë në Shqipëri. Këtu kemi disa raca të ndryshme, tani po i zgjedhim disa raca të urta, që të jenë miqësor me njerëz. Kemi kuaj për të mësuar fëmiëjt kemi dhe kuaj për guidat turistike”.
Hilmi Myrtollari kalon orë të tëra duke u kujdesur për kuajtë në fermë si dhe duke i stërvitur në pistë.
“Kali ka gjithçka të veçantë është i ndjeshëm ndaj njeriut, i përgjigjet urdhrave të tua, ti do të kalosh pengesat, ai e kalon. sa të shikon ndryshon komplet, është kafshë e veçantë.
Nis me pastrimin, me kalërimin, çdo ditë bën gjëra të ndryshme, edhe këtu jashtë në pistë i jep karota dhe ai të ndjek nga pas”.
Në këtë fermë janë 15 kuaj të racave të ndryshme, kryesisht për për të ushtruar hipizmin.
“Kjo është racë gjermane e kemi marrë para një viti dhe tani na bëri këtë të voglin, ishte surprizë. Kjo racë kali është për pengesa, për në pistë. I vogli është si një fëmijë, ka dëshirë të dalë jashtë. Gati është që tani të dalë në natyrë, por për ta kalëruar duhet 2-3 vite. të vegjlit i nxjerrim i trajtojmë në pistë që të mësohen të jenë miqësor me njerëzit”.
“Kam gjithsej 15 kuaj, të ardhur nga Europa, çdo kal ka çmimin e tij. Sa kushton? Varet nga raca, fillojnë nga 3 mijë euro deri në 200-300 mijë euro që mund të marrësh pjesë në gara europiane”.
Më i preferuari për sportistin dhe sipërmarrësin Hilmi Myrtollari është ky kalë që ka marrë në Gjermani.
“Çdo kalë të lë emocionet e veta, se ka një karakter dhe një lidhje me ty, për momentin kemi këtë pelën këtu që quhet Lejdi është Hanover, është racë gjermane, e ardhur nga Gjermania po punojmë që të ecë sa më mirë. Kjo është puna jonë”./reporttv/
