Quajeni java e diferencës. Klubet kanë nisur të bëjnë llogari, aq më tepër në një situatë kur gabimet bëhen edhe më të vështira për t’u rikuperuar.Skenderbeu 2 javët e fundit,ka bërë kthesën ndaj Apolonisë dhe Kuksit në trasfertë per të ruajtur vazhdimësinë….edhe ndaj Tiranës.Nga ana tjetër Bardheblutë kërkonin fitoren për të mos e lënë ashensorin në ngjitje, ku si fillim kërkohej sigurimi i biletës për në Europë, ndërsa mrekullia do të ishte mbrojtja e titullit.
Një sfidë që nis qetë për të dy skuadrat. Si Skënderbeu ashtu edhe Tirana duken se studiojnë njëra-tjetrën në minutat e para të takimit. Korçarët janë të vendosur mirë në fushë. Në pjesën e parë bardhekuqtë arritën që të realizonin, por goli i Berishës do të anulohej për pozicionin jashtë loje. Në të dytën kishte një rritje të ritmit nga ana e bardhebluve por gjithsesi ujqërit treguan forcë karakteri duke mos pësuar…dhe duke shfaqur tjeter fizionomi nën drejtimin e Migen Memellit.
Një ndeshje e kënaqshme ,kundër kampioneve ne fuqi,edhe pse sot u arrit nje barazim i bardhë, rrit shpresat dhe ngushton diferencen në -3 pikë nga Bylis i vendit te 8,i cili luan një ndeshje teper te veshtire ne trasferte me Partizanin.

FT| Skënderbeu-Tirana 0-0
90′- Gjyqtari i katërt jep 5 minuta shtesë, rezultati mbetet i pandryshuar.
83′- Taulant Seferi lë fushën i dëmtuar. Sulmuesi i Tiranës zëvendësohet nga Varynen.
72′ Torasa provon të shënojë një gol “alla-Mesi”, me Dajsinanin që e ndjek topin me sy, por për fat të Skënderbeut, topi shkon jashtë.
65′- Skënderbeut dhe Tirana zhvendosin lojën në mesin e fushës.
65’ Përplasje e Zguros me Torasën, me lojtarët e Tiranës që kërkojnë kartonin e dytë të verdhë për mbrojtësin e Skënderbeut, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Alla, i cili mundohet të qetësojë gjakrat, teksa përfshihet edhe Kale, i cili kërkon kartonin e verdhë për Zguron.
62’ Zëvendësim edhe te Skënderbeu, Memelli hedh në fushë Kosta Vangjelin dhe largon Elvi Berishën.
60’ Provon Skënderbeu, me Mensah i cili shkëputet drejt portës së Tiranës, por Najdovski e mbyll në momentin e fundit.
46′- Nis pa zëvendësime pjesa e dytë.
45′- Gjyqtari i katërt akordon 1 minutë shtesë.
40’ Shënon Skënderbeu me Elvi Berishën, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Protesojnë korçarët!
36′- Goditje dënimi për Skënderbeun. Vitija i vetëm me Bekajn nuk arrin të çojë sferën në rrjetë. Moment i rrezikshëm në stadiumin e Korçës.
27’ Shtyn përpara Skënderbeu, teksa është përsëri Zguro, i cili provon me një krosim nga e djathta, por topi ndalet nga Torasa jashtë zone. Korçarët kërkojnë prekje me dorë, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Alla.
24’ Krosim i rrezikshëm i Zguros nga e djathta, me topin që shkon drejt Berishës, me këtë të fundit që provon të gjuajë, por shkakton faull ndaj Bekajt.
10′- Çelhaka provon nga larg, por qëndrore. Gjithçka e lehtë për Dajsinanin, i cili e kontrollon.
Starton sfida!
SKËNDERBEU: Dajsinani, Meksi, Vitija, Bajrami, Sadriu, Zguro, Taipi, Viktor, Mara, Berisha, Mensah. Trajner: M. Memelli
TIRANA: Bekaj, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari, Toshevski, Çelhaka, Batha, Ismajlgeci, Halili, Torasa, Seferi. Trajner: Orges Shehi
