Real Madridi triumfon ndaj Barcelonës në El Clasico dhe bëhet lider i ri në La Liga

Real Madridi ka arritur të fitojë ndaj Barcelonës me rezultat 2-1 në ndeshjen e njohur si El Clasico, të vlefshme për javën e 30-të në La Liga. Ekipi i Zinedine Zidane ka arritur të marrë fitoren e katërt radhazi në kampionat, duke mposhtur ekipin e Ronald Koeman dhe duke ia ndërprerë serinë prej gjashtë fitoreve radhazi.


Sfida nisi me vrull dhe energji nga madrilenët që nuk e patën të vështirë të gjejnë rrjetën me Benzema, i cili shënoi një super gol me finte në cepin e portës. Pjesën e parë ‘Los Blancos’ ishin superiorë, me Toni Kroos që dyfishon rezultatin në minutën e 28, pas një goditje dënimi të devijuar nga mbrojtësit e Barcelonës.

Në minutën e 60-të, pas një krosimi të Jordi Alba-s nga krah i majtë, Mingueza e shfrytëzoi më së miri duke e dërguar në kuadrat. Në fundin e kohës së rregullt, Casemiro mori të kartonë të verdhë në harkun e pak sekondave, duke lënë ekipin për 4 minuta me një lojtarë më pak. Gjithsesi rezultati nuk do të ndryshonte.

Pas kësaj fitore, Reali e sheh veten lider me 66 pikë, po aq sa ka Atletico me një ndeshje më pak në të dytin, ndërsa Barcelona në vendin e tretë me 65 pikë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.