Vala e re e Covid godet Greqinë, mbi 4 mijë raste në një ditë, 800 pacientë në intubim

Greqia po përballet me një valë të re, të ashpër të koronavirusit që ka shkaktuar një rritje të madhe të rasteve të reja.

Mediat fqinje raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit, vendi fqinj ka shënuar 4,033 raste të reja të infektimeve. 93 pacientë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me koronavirusin.

Ndërsa situata mbetet alarmante në spitale, ku numri i pacientëve të intubuar është tepër i lartë. Ministria greke e Shëndetësisë raporton se aktualisht 802 pacientë janë në intubim.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.