Ervin Salianji: 25 prilli dikton sesi do të jetë Shqipëria 30 vitet e ardhshme…

Ervin Salianji ka vijuar takimet elektorale në qytetin e Korçës.I shoqëruar nga të rinjtë e qytetit juglindor ai ka zgjedhur të bëjë takime me qytetarë por edhe biznese të vogla.Saliani thote se 25 prilli nuk do të diktojë vetëm se kush do të qeverisë 4 vitet e ardhshme, por sesi do të jetë Shqipëria 30 vitet e ardhshme…

Ai shkruan :


Në çdo derë Korçë, 25 prilli s’është vetëm një ditë votimi që vjen vetëm njëherë në 4 vjet. Por është një ditë ku do të zgjidhet mes të mirës, e së keqes.

Një e keqe që duhet larguar njëherë e më parë, për t’i hapur rrugë të resë, ndryshimit, normales, zhvillimit.

Prandaj është e rëndësishme, që të votoni, të votoni për Partinë Demokratike, për të mirën e Shqipërisë, sepse 25 prilli nuk do të diktojë vetëm se kush do të qeverisë 4 vitet e ardhshme, por sesi do të jetë Shqipëria 30 vitet e ardhshme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.