Elvana Gjata fjalë prekëse, ja kujt mashkull ia dedikon: Lot gëzimi me ty, të dua shumë o…

Elvana Gjata ka publikuar dje albumin e saj surprizë “Çelu”,duke sjellë një muzikë më të pjekur e tekste që u pritën jashtëzakonisht mirë nga publiku.


Albumi përmban shtatë këngë të reja, të cilat janë më së shumti balada: “A po vjen”, “Drandofilat”, “Jeta ime”, “Vendi im”, “Kur jemi dasht”, “Kunadhe” e “Mos u ngut”.

Me këtë rast, Elvana i ka dedikuar Pirros disa fjalë të ngrohta në rrjete sociale. Ajo ka ndarë në Instagram disa foto të shkëputura gjatë punimit të këngëve me Pirro Çakon.

“Pirro i dashur! Je nder e krenari e këtij vendi! Burim muzike që nuk shteron! Një mik i shtrenjtë dhe frymëzim! Të falënderoj nga thellësia e zemrës time për çdo emocion, lot gëzimi dhe të qeshura pafund që kam përjetuar gjatë krijimit të kësaj buqetë me nota shpirti! Të dua shumë Pirro”, ka shkruar Elvana përkrah fotove me kantautorin”, ka shkruar Elvana Gjata krahas fotove.

https://www.instagram.com/p/CNu8JtTMdjv/?igshid=xszwnzvh7ri8

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.