Pas fotos që publikoi më parë, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka ndarë një tjetër postim ku shfaqet me djemtë e Threedots, mes të cilëve Flori Mumajesi, Bruno dhe Klajdi Haruni. Ata shihen teksa shijojnë një mbrëmje të këndshme ndërsa këndojnë së bashku nën tingujt e këngës “Kitare e dashur”.
“Mbrëmje me muzikë me Flori Mumajesi, Bruno dhe Klajdi Haruni. Po mendoj të bëhem edhe unë pjesë e ThreeDots.”, ka shkruar Mediu.
