Karantinë 2 javë për ata që vijnë nga Greqia”,/Kryemadhi “zbulon prapaskenat” e Komitetit: E dinë që ata do të votojnë kundër Ramës

Sot Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi masa të reja lidhur me situatën e pandemisë që vijon të mbetet shqetësuese në të gjithë botën.Dy javë karantinë për ata që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia”, ishte një prej vendimeve. Ndërkohë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në “Open” tha se ky vendim vjen sepse e dinë që 90% e emigrantëve që do të vinin do të vononin kundër Ramës dhe Rilindjes.

“Pjesëmarrja mund të jetë më e vogël për shkak të largimit, për shkak edhe të vendimit që ka marrë komiteti teknik, që nuk lejon emigrantët për të ardhur dhe i ka detyruar që të karantinohen 2 javë, sepse e di që 90% e emigrantëve që do të vijnë, do të jenë votues kundra Rilindjes”, tha Kryemadhi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.