Baba për herë të dytë/Kledi Kadiu zbulon gjininë e bebit me anë të fotoje

Balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu, ndau me fansat lajmin se shumë shpejt do të bëhej baba për herë të dytë.Ai shfaqej me bashkëshorten e tij, Charlotte, duke u përqafuar dhe në duar mbanin ekon që tregonte se do bëheshin sërish prindër.

“Familja jonë do zmadhohet. Në gusht do të vijë një gëzim i ri. Jemi jashtëzakonisht të lumtur.”,shkroi Kledi në llogarinë e tij në “Instagram” .


Ata kanë zbuluar gjininë e bebit dhe duket se këtë rradhë do të bëhen me djalë.

Në një foto familjare, shihet që vajza e tyre ka lyer dorën me bojë blu dhe mbi barkun e nënën ka vendosur shenjat e gishtave.

“Lea zbuloi një sekret, kush e kuptoi”, ka shkruar Kadiu krahas fotos.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.