208 mijë doza të tjera të vaksinës kineze anti-Covid Sinovac kanë mbërritur në Shqipëri.Ngarkesa me vaksina është pritur në aeroportin e Rinasit nga ministrja e Shëndëtësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri i Rindërtimit Ahmetaj.Gjatë fundjavës në vendin tonë mbërritën edhe 90 mijë e 800 doza të AstraZeneca ndërsa priten që të vijnë edhe një sasi tjetër e 50 mijë dozave të vaksinës ruse Sputnik.
Dozat do të shpërndahen në të gjithë vendin sipas planit të vaksinimit.
208 mijë vaksina sapo kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit. Kemi përfunduar kontratën me distributorin e autorizuar të vaksinës Coronavac sinovac, për të sjellë 500 mijë vaksina. Në tërësi sot në Shqipëri nga momenti i parë i këtij procesi kemi më shumë se 700 mijë vaksina që kanë mëbrritur në territorin e Shqipërisë. Po ecet me ritme të larta dhe intensitet. Janë disa grupe risku që janë bërë pjesë e procesit të vaksinimit. Do të kemi dhe 8100 doza Pfizer që do të mbërrijnë sot në darkë. Objektivi ynë të vaksinojmë gjithë popullatën brenda pranverës së vitit tjetër”, tha Manastirliu.
