Ne Shkoder luhet nje finale/SKENDERBEU,tre jave vendimtare per mbijetesën

Quajeni 3 javët e diferencës. Klubet kanë nisur të bëjnë llogari, aq më tepër në një situatë kur gabimet bëhen edhe më të vështira për t’u rikuperuar.Skenderbeun e presin “3 jave ferri”.Veç Vllaznise, me të cilën luajnë në Shkoder të shtunën,kuqebardhet do të presin Bylis nje ndeshje vendimtare per mbijetesen dhe me pas luajne ne tranferten e Krujes.

Sa u përket ndeshjeve të mbetura, në shtëpi Skenderbeu pret Bylisin,Partizani, Apolonine dhe Kukesin. Ndërsa,luan jashtë me Vllaznine,Kastriotin,Lacin,Tiranen.

Gjithsesi, ky nuk është ndonjë problem i madh, sepse vetëm në këto javë Kuqebardhet,ne transferte kanë treguar force dhe kane rikuperuar shumë pikë për të ngushtuar diferencen me Bylis.

Gjatë fazës së tretë skuadra ka treguar stabilitet. Nëse Skenderbeu ia del në tre sfidat e radhës të marrë pikë të plota, të besuarit e trajnerit Migen Memelli shikohen në rrugën e drejtë për të qendruar mes me te mireve por ne te njejten kohe jane ne finalen e kupes se Shqiperise ne vitin e tyre me te keq pas nje dekade te mbushura me trofe,suksese dhe pjesemarje ne kompeticione europiane.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.