Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në deklaratën e parë të saj që pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, nga ku doli me katër mandate deputetësh për t’u përfaqësuar në Parlament, tha se procesi ishte i manipuluar dhe se të paktën 3 mandate i janë grabitur sipas saj LSI-së.
Kryemadhi paralajmëroi se LSI nuk do jetë vetëm në parlament, “në sheshe cdo qytet e cdo shtëpi të qytetarëve shqiptarë, do vazhdojë denoncimet e saj, për cdo manipulim e tjetërsim vote që është bërë në këtë proces”.
LSI “mbetet e palëkundur në gjithë këtë proces e jo s’do tërhiqemi por do e vazhdojmë betejën tonë edhe më tutje”, theksoi kryetarja e LSI.
Kryemadhi shpjegoi se si për pak voita, në tre qarqe të vendit, Durrës, Berat dhe Korçë, ka ndodhur sipas saj “tradhtia më e madhe”.
“LSI do vazhdojë që sot në mënyrë të pashtershme për ta çuar deri në fund betejën e procesit zjgehodr u bëj thirrje gjithë numëruesve të jenë vigjilent se në Durrës ku Rama i merr mandatin Elona Gurit me 139 vota der tani kanë dalë mbi 15 fletë të pavlefshme të numëruara për PS, në Berat, Korçë, Durrës, kudo numëruesit tanë të numërojnë cdo vot të LSi , për kandidatët e PS për kandidatët e PD për kandidatët se tradhëtia më e madhe vjen në tre mandatet e Beratit, Korçës dhe Durrësit, mandate të cilat i janë grabitur LSi ,për të nxjerrë Ramën në Durrës.
Pra për 140 vota i hiqet mandati LSI dhe i jepet Edi Ramës.
Për 150 vota i hiqet mandati Endrit Braimllarit dhe i jepet Niko Peleshit dhe tjetërsohet rezultati për 30 vota për të qindën e sekondës duke i hequr mandatin
Ardit Çelës e per tja dhene Blendi Klosit.
Kjo është tradhtia më e madhe vetëm në tre mandate pa llogaritur gjithë procesin zgjedhor” tha Kryemadhi.
