Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat, pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit në mënyrë ironike i ka uruar fitoren socialistëve duke thënë: “I uroj fitoren oligarkëve dhe bandave”.Kryemadhi pranon strategjinë e gabuar të LSI, e cila dogji mandatet dhe nuk u fut në zgjedhjet lokale të 2019.
Kryetarja e LSI falenderoi të gjithë votuesit e LSI, ndërsa u shpreh se shumica e votave të pavlefshme ishin të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
“Së pari tua të uroj fitoren e oligarkëve dhe bandave sepse ata janë fituesit e vërtetë dhe ata janë të parët që duhen uruar. Uroj presidentin Vucic për parashikimin e rezultatit”
Sot u mbyllën votimet për mandatet. Dua të falënderoj 170 mijë votuesit e vlefshëm dhe 81 mijë të pavlefshmit ku 70% janë të LSI.
Një falënderim zemre, shpirti për të gjithë të rinjtë dhe të rejat, të cilët nuk pranuan as të intimidohen dhe as të shiten. Nuk u trembem nga kërcënimet, por vazhduan betejën
Makineria mediatike kundër LSI, e cila nuk u tërhoq në asnjë moment prej dy vitesh që në momentin kur ne si LSI fatkeqësisht zbatuam një strategji e cila pati pasojat në këtë rezultat që dhe që nuk reflektoi vullnetin e qytetarëve për ndryshim, ku patëm një strategji të gabuar duke filluar nga djegia e mandateve, mosmarrja pjesë në zgjedhje lokale duke i dhënë pushtet bandave dhe oligarkëve për të tjetërsuar kushtetuan”, u shpreh Kryemadhi.
