Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë, pranë fshatit Polenë.
Sipas informacioneve paraprake bëhet e ditur se një traktor është përmbysur duke e zënë poshtë personin.
Bëhet me dije se viktima është Bajram Trëndafili rreth 60-vjeç.Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
